Showbiz

Michelle Yeoh shndërrohet në yll të aksionit me filmin e saj të ri

Foto: AP/Associated Press

“Everything Everywhere All At Once” është filmi i ardhshëm i mbushur me aksion, në të cilin rolin protagonist e ka aktorja malajzeze Michelle Yeoh.

Aktorja e luan rolin e Evelyn, një punëtore lavanderie e mbingarkuar nga detyrimet e saj familjare dhe gjendja financiare. Ajo informohet se zë një pozicion unik në multivers dhe kështu i futet një aventure të re dhe të mbushur me adrenalinë dhe aksion.

Filmi vjen me regji të Daniel Kwant dhe Daniel Scheinertit, dhe në të luajnë edhe aktorët, Harry Shum Jr, Stephanie Hsu dhe James Hong.

Ylli i kinematografisë, Michelle Yeoh, ka qenë pjesë e kastës së aktorëve të projektit e parë të “Marvelit” me superhero aziatik, “Shang-Chi and the Legend of the Ten Rings”. Ajo po ashtu shquhet për rolin e saj në filmin, “Crazy Rich Asians”, i cili përbëhej nga një kastë tërësisht me aktorë aziatik. Së shpejti do të kemi mundësi ta shohim në projekte tjera të mëdha hollywoodiane, si “Avatar 2”, filmi i animuar “Minions: The Rise of Gru” dhe seriali hit i Netflixit, “The Witcher”.

Filmi “Everything Everywhere All at Once” premierën botërore e shënon në kuadër të festivalit, “South by Southwest”, në mars të vitit 2022.