“Big Brother VIP Albania” po vazhdon të shikohet shumë e të diskutohet.
Së fundi debat ka nxitur një prishje e raporteve mes dy banorëve, aktores Arjola Demiri dhe moderatorit Donald Veshaj. Ata kanë prishur raportet pas një diskutimi për punët e shtëpisë.
Donaldi duke biseduar me Beatrixen u shpreh për Arjolën se ajo meriton termin dyfytyrëshe.