Showbiz

“Përballje Kosovë-Shqipëri” në Big Brother

Përballja profesionale në mes të artistëve nga Kosova dhe Shqipëria ka qenë tema që ka nxitur debat të enjten pasdite në Big Brother VIP Albania.

Ishte DJ PM nga Prishtina që u shpreh se në Shqipëri DJ-të nuk i duan fare rivalët nga Kosova. Sipas tij, DJ-të nga Kosova nuk priten mirë në Shqipëri, ndërsa në Kosovë priten më mirë ata nga Shqipëria.

E Antonela reagoi duke thënë se është e vërtetë që në “Kosovë na duan më shumë se që i duam ne ata”.