Showbiz

Reagon vëllai i Beatrixas: Motra ime jeton ‘si nëpër filma’

Këngëtari Alban Ramosaj, vëllai i Beatrix Ramosajt, banores së Big Brother Vip, ka reaguar për raportin që motra e tij ka krijuar me banorin Donald Veshaj.

“Motra ime jeton si nëpër filma, dashuron pa kushte, lum ai që do mund ta bëjë për vete”, tha Albani gjatë një intervistë në “Pardon My French”.

Sipas tij, ajo gjithmonë ka pasur problem të gjejë dikë që ta dashurojë.

“Është shumë e mirë, pa pikë djallëzie. Ajo, motra ime jeton nëpër filma, dashuron pa kushte, lum ai që do mund ta bëjë për vete. Donaldin nuk e kam takuar asnjëherë, as nuk kam shkëmbyer asnjë fjalë të vetme me të”, është shprehur ai, pasi është pyetur për Beatrixen dhe raportin e saj me Donaldin.