Artisti Yll Limani i është gëzuar suksesit të albumit të publikuar më pesë dhjetor që përmbante pesë këngë.
Ai në një postim të bërë në llogarinë e tij në Instagram është treguar mirënjohës ndaj fansave pasi pesë këngët e publikuara nga ai kanë arritur mbi tre milionë shikime në Youtube.
Yll Limani ka treguar ditë më parë në një postim në Instagram, që i është falënderues personit që dikur e frymëzoi për të punuar këto këngë e që sot nuk ka asnjë raport me të.
