Showbiz

Abby Haliti, një tjetër shqiptare me famë në Amerikë

Abby Haliti është floktarja me origjinë nga Shkupi e cila migroi në Amerikë në moshën 17 vjeçare e tani është më e kërkuara në New York dhe Hollywood.

Pavarësisht se për të ka shkruar e përditshmja prestigjioze “New York Times” e deri tek magazina “Vogue”, të shtunën ajo ka dhënë intervistën e parë për një medium shqiptarë, atë në emisionin “Fashionista”.

Intervista me të në shqip është e një rëndësie të veçantë, pasi thotë se realizoi ëndrrën e prindërve të saj - ta shohin e ta dëgjojnë duke folur shqip në një media shqiptare.

Haliti tregon se fillimet e saj nuk ishin të lehta, por tani emri i saj përmendet nga emra të njohur të kinematografisë dhe muzikës në botë.

Abby veçon punën që pati me Rita Orën, Fadil Berishën, e emra të tjerë të njohur në botë.