Këngëtari Bardhyl Idrizi, i njohur si Bardhi, ka paralajmëruar projektin e ri muzikor.
Projekti do të publikohet së shpejti, ka bërë të ditur menaxheri i tij, Jetmir Agaj.
“Besoj surprizë këtë javë”, ishte mbishkrimi i menaxherit Agaj në Instagram.

Projekti do të publikohet gjatë javës dhe është emërtuar “Engjulli im”.
Bardhi së fundi ka publikuar edhe albumin “Trandafil”, ku kishte shumë bashkëpunime të realizuara me këngëtarë të ndryshëm.
