Është lansuar trileri i filmit “I am Zlatan”, i cili rrëfen karrierën e futbollistit suedez, Zlatan Ibrahimoviq.
Rolin e tij si fëmijë në Bosnjë dhe Suedi bashkë me fillimet e karrierës do ta luajë Domenik Bajraktari. Kurse pjesën e periudhës së Ibrahimoviqit si 17-vjeçar, kalimin nga Malmo në klubin e Ajaxit, do ta luajë aktori tjetër shqiptar Granit Rushiti.
Linda Haziri e luan rolin e Sanelës, motrës së Zlatanit. Trilerin e filmit i pari e publikoi vetë Ibrahimoviqi në profilin e tij, kurse filmi pritet të dalë shumë shpejt për publikun.
Artikuj të ngjashëm
-
Shfaqet në ekran filmi për jetën e Ibrahimoviqit
-
I riu nga Mitrovica tregon për eksperiencën që pati në filmin e Ibrahimoviqit
-
Aktori shqiptar shpallet më i miri në Suedi për rolin në filmin “Unë jam Zlatani”
-
Pas shfaqjes së yjve të rinj, Suedia nuk mbështetet më tek Ibrahimoviqi
-
Ibrahimoviqi: Jam shqiptar