Aktorja e njohur, Alexandra Daddario, ka konfirmuar se i ka dhënë fund beqarisë.
Ylli i “White Lotus” ka dhënë një aluzion të madh që ajo dhe i dashuri i saj producenti Andrew Form do të martohen, duke e publikuar një postim emocional në “Instagram” rreth partnerit të saj, në të cilin ajo e ka përshkruar atë si “njeriu më i mrekullueshëm”.
Përfaqësuesi i Alexandras e ka konfirmuar për “Entertainment Tonight” që çifti është fejuar.
Në postim ajo kishte shkruar: “Absolutisht njeriu më i mrekullueshëm, ti mund të përballosh marrëzitë, humbjen, jetën e njerëzit me mirësi e dhembshuri. Je një baba i dashur, argëtues, punëtor, i sinqertë, introspektiv, tërheqës, zemërgjerë dhe i ndjeshëm. Ke lejuar dy qenushë (që nuk janë më të mirë se Levoni, shhh) hapësirë të pafundme në shtëpinë tonë, e mua më pëlqen tej mase të të dëgjoj ty nga shkallët duke iu folur atyre kur ti nuk e di se dikush po të dëgjon. Ti ke marrë momentet me të këqija të jetës sime dhe i ke lehtësuar ato, vetëm duke e ditur që ti ishe aty kur këto ngjarje ndodhën, e bën zemrën time të ndihet më e plotë dhe më e bashkuar. Tani për tani jam duke e shikuar pakon gjigante të Oreos pa glutinë me të cilat më ke befasuar. Ka aq shumë Oreos sa më vjen për të qeshur”.
“Më pëlqen fakti që jemi ndëshkuar e jemi ndarë nga stjuardesat në shumë fluturime ndërkombëtare, sepse sillemi si adoleshentë. Pse gjithçka ndihet aq ndryshe? Kjo është dashuria që përmendet nëpër poezi dhe në këngët e Ed Sheraan”, ka thënë ajo.
Ylli i “Baywatch” e përfundoi mesazhin duke pranuar se “s’mund të ishte më me fat”.
“Andrew- je dashuria më e madhe dhe e mrekullueshme e jetës sime. S’ka se si të jem më me fat”, ka shtuar ajo.
U vu re që Alexandra kishte një unazë fejese gjatë qëndrimit në Los Angeles kohëve të fundit.
Çifti e zyrtarizuan lidhjen e tyre në maj kur aktorja e “San Andreas” postoi në “Instagram” një fotografi të sajën duke e puthur Andrew.