Showbiz

Pas bashkëpunimit me Soolking, këngëtarja franceze vjen “Te shoqja”

Këngëtarja Lynda, një ndër artistët më të mira në Francë, ka qëndruar disa ditë në Kosovë.

Bashkëpunimi i saj i fundit me Soolking ka arritur mbi 51 milionë shikime në YouTube, derisa ka qenë e ftuar në emisionin “Të Shoqja” që transmetohet çdo të premte në orën 18:20 në Kohavision.

Lynda ka treguar për projektet e saj dhe për mikpritjen që i është bërë në Kosovë.

Me datën 10 dhjetor do të transmetohet intervista ekskluzive, dhënë për herë të parë në një medium kosovar.