Showbiz

Sandra Bullock nuk e sheh të nevojshme të martohet sërish

Sandra Bullock nuk ka nevojë për një copë letre që ta vërtetojë se është një partnere e përkushtuar.

Ylli i filmit “Bird Box’ e cila i ka dy fëmijë të adoptuar, Louis dhe Laila, si dhe është njerkë e vajzës së partnerit të saj, Bryan Randall, insiston se më nuk planifikon të martohet ngase nuk mendon se është e nevojshme që ta ketë një certifikatë martese për ta vërtetuar dashurinë e saj.

Bullock u shkurorëzua nga ish-bashkëshorti, Jesse James, në vitin 2010.

Gjatë një bisede me aktoren Jada Pinkett Smith dhe vajzën e saj, Willow Smith, për emisionin e tyre “Red Table Talk” që transmetohet në Facebook, Sandra deklaroi: “Unë jam një grua e cila ka kaluar nëpër procesin e shkurorëzimit. Tani e kam gjetur dashurinë e jetës dhe së bashku i ndajmë tre fëmijë. Kjo është gjëja më e bukur në botë. Prandaj, nuk dua t’iu them të tjerëve të veprojnë sikur unë, por unë vërtetë nuk kam nevojë për një dokument që të jem një partnere apo nënë e përkushtuar”

Ylli i filmave “Miss Congeniality”, po ashtu thotë se fëmijët janë personat më të rëndësishëm në një lidhje.

“Duhet të mendoni se çfarë prindi do të ishte ai apo ti, dhe çka nëse ndodhë diçka mes jush? A do të ishit të dy prindër të mirë për fëmijët, edhe nëse nuk do të ishit më çift?”, shpjegoi tutje aktorja.

Në të njëjtën intervistë, Bullock e pranoi se ajo nganjëherë do të dëshironte ta ketë të njëjtën ngjyrë të lëkurës sikurse fëmijët e saj.

Fëmijët e aktores 57-vjeçare janë afrikano-amerikanë dhe Sandra e pranon që, sikur edhe ajo ta kishte lëkurën e zezë, jeta e tyre do të ishte më e lehtë dhe njerëzit do t’iu afroheshin në tjetër mënyrë.