Showbiz

Disenjatorja shqiptare Nensi Dojaka u nderua në ceremoninë “Fashion Awards”

Personalitetet e industrisë britanike të modës u shoqëruan nga yje të shumtë të showbizit, si Dua Lipa, Idris Elba, Demi Moore, Priyanka Chopra dhe Nick Jonas, në edicionin e sivjetmë të ceremonisë shpërblyese “Fashion Awards” e cila u mbajt të sallën “Royal Albert Hall” të Londrës.

Mbrëmja glamuroze u karakterizua me nderimin e disa disenjatorëve për kontributin e tyre ndër vite në fushën e modës.

Në mesin e të shpërblyerve ishte edhe disenjatorja e famshme shqiptare, Nensi Dojaka. E shquar për koleksionet e mrekullueshme të veshjeve të realizuara ndër vite, dhe bashkëpunimin me fytyra të njohura të modës, Dojaka në këtë ceremoni e fitoi çmimin, “British Fashion Council Foundation Award”, i cili e nderon talentin e saj në dizajn.

Nensi u zhvendos në Londër kur ishte vetëm 17-vjeçare, për ta ndjekur shkollën e modës dhe ëndrrën e saj për sukses. Një pikë kthese për karrierën e disenjatores ndodhi kur supermodelja, Bella Hadid, e veshi një nga dizajnët e saj në ceremoninë “MTV Video Music Awards” në vitin 2020, pak para prezantimit të koleksionit “Pranverë-Verë 2021”.

Image

Nga ai moment, Dojaka është shndërruar në një emër të njohur në fushën e modës në Britani të Madhe.

Edhe Dua Lipa e ka promovuar punën e disenjatores shqiptare duke i veshur dizajnet e saj, të cilat më pas i ka postuar në llogarinë Instagram për 75 milionë ndjekësit e saj.

{gallery}