Lindsay Lohan ka njoftuar se është fejuar me të dashurin Bader Shammas, përmes një postimi në Instagram.
Ylli i Hollywoodit ndau lajmin me 9.7 milionë ndjekësit e saj duke postuar disa foto me të fejuarin.
“Dashuria ime. Jeta ime. Familja ime. E ardhmja ime. @bader.shammas #dashuri”, ka shkruar aktorja krahas fotografive.
The Sun zbuloi në fillim të këtij viti se Lindsay kishte rënë kokë e këmbë në dashuri me Bader.
Një burim i afërt me 34-vjeçarin pati deklaruar se “Marrëdhënia e Lindsay me Bader po shkon mirë dhe se ata kishin dy vjet që ishin bashkë.