Showbiz

Dua Lipa nuk duket në humor të mirë rrugëve të Londrës

Dua Lipa aktualisht konsiderohet një nga këngëtaret më me stil në botë.

Këngëtarja e famshme botërore nga Kosova është parë sërish plot stil rrugëve të qytetit ku është rritur, Londrës.

Artistja 26-vjeçare megjithatë nuk dukej shumë në humor teksa ecte e vetme, e veshur e tëra në stilin sportiv.

Dua e cila nuk arriti të rrëmbej asnjë çmim në American Music Awards që u mbajt të dielën e kaluar, po ashtu nuk është nominuar për asnjë kategori as për ceremoninë prestigjioze të çmimeve muzikore, “Grammy” për vitin 2022.

Pavarësisht kësaj, Dua në karrierën e saj që nuk është shumë e gjatë ka arritur të rrëmbejë tri çmime “Grammy” e disa të tjera në “Brit Awards”.

{gallery}