Kanye West e ka pranuar se nuk ka qenë një bashkëshort i mirë për Kim Kardashianin, mirëpo ka thënë se "Zoti do ta t’ia kthejë atë sërish”.
Reperi 44-vjeçar e ka bërë këtë deklaratë në kohën kur po flitet për një lidhje dashurie të ish-bashkëshortes së tij me aktorin, Pete Davidson.
Kanye i cili së fundmi e ka ndërruar emrin duke e bërë vetëm Ye, ishte në një ngjarje në Los Anxhelos ku para së të largohej kishte marrë mikrofonin në dorë dhe kishte nisur të fliste për familjen.
Sipas një videoje që po qarkullon në internet nga fjalimi i tij, Kanye dëgjohet duke thënë se nuk do t’i lejojë mediat sociale që të shkruajnë rrëfimin e familjes së tij.
"Rrëfimi që Zoti dëshiron është që ju të shihni se gjithçka mund të shpengohet dhe në të gjitha këto marrëdhënie ne kemi bërë gabime. Unë kam bërë gabime. Publikisht kam bërë gjëra që nuk janë të pranueshme si një bashkëshort. Jam këtu për ta ndryshuar atë rrëfim. Nuk do të lejojë që E! të shkruajë rrëfimin e familjen sime. Nuk do të lejojë Hulun që të shkruajë rrëfimin e familjes sime”, ka thënë Ye duke aluduar në dy shërbimet e transmetimit, E! dhe Hulu.
Ai vazhdoi fjalimin e tij duke thënë se “duhet të jetë pranë fëmijëve të tij sa më shumë që mundet”.
“Nëse armiku mund ta ndajë Kimye, do të jenë miliona familje që do ta ndjejnë sikur ndarja është në rregull”, ka vazhduar Kim.
Ylli i “Keeping Up With the Kardashians” ka kërkuar divorcin nga reperi në shkurt të këtij viti.
Ish-çifti kanë bashkë katër fëmijë: North 8 vjeç, Saint 5 vjeç, Chicago 3 vjeç dhe Psalm 2 vjeç.
Martesa e tyre filloi të prishet pasi Kanye filloi publikoi synimin e tij për të kandiduar për president të SHBA-së, dhe ndau shumë nga informacionet e tyre personale me publikun.