Showbiz

12 persona do të përballen me gjyq për grabitjen e Kim Kardashianit në Paris

Foto: AP
 

Për grabitjen e Kim Kardashian West në Paris do të përballen me gjyq 12 persona.

Bukuroshja 41-vjeçare u përball me një provë të tmerrshme në tetor të vitit 2016, kur pesë burra hynë në dhomën e saj të hotelit dhe e lidhën, ndërsa i vodhën bizhuteri në vlerë prej 10 milionë dollarësh nën kërcënimin e armës, dhe tani dy gjyqtarë kanë paditur një grup njerëzish në akuza të ndryshme për ngjarjen.