Showbiz

Keanu Reevesit do t’i pëlqente të bëhej pjesë e Universit Kinematik Marvel

Foto: AP/Associated Press

Aktori i njohur i filmave aksion, Keanu Reeves, së fundmi e ka shprehur dëshirën për t’u bërë pjesë e Universit Kinematik Marvel.

Duke iu përgjigjur spekulimeve se ai mund të bëhet pjesë e ndonjë projekti me superheronj të bazuar në librat e njohur komik “Marvel”, për revistën “Esquire”, Reeves tha se ky do të ishte një nderë i madh për të.

“A nuk janë këta filma më të mëdhenj se një univers. Do të ishte një nderë për mua të jem pjesë e një projekti të tillë. Ekzistojnë disa regjisorë dhe vizionarë të mrekullueshëm dhe ata po krijojnë diçka që nuk është bërë kurrë më parë. Në aspektin e ambicies, asaj çfarë përfaqësojnë dhe gjithë produksionit, këta filma janë vërtetë të veçantë. Prandaj, mendoj se do të ishte ‘cool’ të isha pjesë e këtij universi”.

Keanu Reeves së shpejti rikthehet në rolin e personazhit të dashur nga publiku mbarëbotëror, Neo, në filmin e ardhshëm “The Matrix Resurrections”, ku luan krahas aktores Carrie-Anne Moss.

Ky është vazhdimi i katërt në serinë e filmave shumë të suksesshëm në arkat filmike botërore, dhe vjen me regji të Lana Wachowskit e cila i ka realizuar edhe filmat e kaluar.

Jada Pinkett Smith, Lambert Wilson dhe Daniel Bernhardt, që të gjithë i përsërisin rolet e tyre në filmin e ri, derisa kastës së aktorëve i janë bashkuar edhe yjet: Yahya Abdul-Mateen II, Jessica Henwick, Jonathan Groff, Priyanka Chopra Jonas, Christina Ricci dhe Telma Hopkins.

“The Matrix Resurrections” do të lansohet nëpër kinematë e Amerikës dhe në platformën digjitale HBO Max, më 22 dhjetor të këtij viti