Showbiz

Publikohen nominimet për “Grammy Awards 2022”

Janë bërë të ditura nominimet e sivjetme për çmim “Grammy” dhe ky shou e ka një numër relativisht të madh të të nominuarve, kjo pasi i janë shtuar edhe dy kategori të reja ato, “Performanca mëe mirë globale” dhe “Albumi me muzikën më të mirë urbane”.

Kështu, numri total i kategorive për shpërblimet “Grammy” arrin në 86 gjithsej.

Ceremonia e përvitshme e cila transmetohet më 31 janar 2022 në kanalin CBS, pritet të jetë një natë e gjatë dhe e mbushur me emocione.

Jon Batiste është artisti më i nominuar në këtë sezon të shpërblimeve “Grammy”, me 11 shosh. Edhe më impresionues është fakti se nominimet e tij variojnë në kategori të zhanreve të ndryshme, si R&B, Jazz, muzikë klasike dhe të tjerë.

Justin Bieber, Doja Cat dhe H.E.R. po ashtu kanë arsye për të festuar pasi kanë arritur të nominohen në gjithsej 8 kategori, e pas tyre renditen Billie Eilish dhe Olivia Rodrigo me nga shtatë nominime secila.

Sa i takon kategorive kryesore edhe këtë vit kemi artist të zhanreve të ndryshme të nominuar për çmime të tilla si “Incizimi i vitit” ku garojnë Jon Batiste, Justin Bieber, Tony Bennett dhe Lady Gaga, grupi “ABBA”, Doja Cat, Billie Eilish, Lil Nas X, Olivia Rodrigo dhe grupi “Silk Sonic”.

Për çmimin “Albumi më i mirë” të nominuar janë yjet Jon Batiste, Justin Bieber, Tony Bennett dhe Lady Gaga, Doja Cat, Billie Eilish, Lil Nas X, H.E.R, Taylor Swift dhe Kanye West.

E në kategorinë “Kënga më e mire”, të nominuar sivjet janë: Ed Sheeran me “Bad Habits”, Alicia Keys dhe Brandi Carlile me “A Beautiful Noise”, Olivia Rodrigo me “Drivers License”, H.E.R me “Fight For You”, Billie Eilish me këngën “Happier Than Ever”, Doja Cat dhe Sza me “Kiss Me More”, grupi “Silk Sonic” me këngën “Leave The Door Open”, Lil Nas X me “Montero”, Justin Bieber me “Peaches” dhe Brandi Carlile me këngën “Right On Time”.

Këtë vit shumica e artistëve janë nominuar në dy apo më shumë kategori, çka nënkupton se gara për të triumfuar do të jetë e fuqishme.

Këngëtaret me prejardhje shqiptare dhe famë botërore, si Dua Lipa, Rita Ora, Bebe Rexha dhe Ava Max, kë vit nuk arritën ta marrin ndonjë nominim.

Këtu mund ta shikoni listën e plotë të nomineve për “Grammy 2022”.