Showbiz

Sandra Bullock mirënjohëse që nuk ka pasur lidhje romantike me Keanu Reevesin

Foto: AP/Associated Press

Ylli 57-vjeçar i hollywoodit, Sandra Bullock, thotë se është e lumtur për faktin që asnjëherë nuk është lidhur në mënyrë romantike me Keanu Reevesin.

Aktorja e vlerëson tej mase shoqërinë që e ka me kolegun e filmave “Speed” dhe “The Lake House”, dhe pavarësisht faktit se mendon që lidhja e tyre e fortë do t’i mbijetonte një romance të dështuar, megjithëkëtë është e lumtur që nuk janë detyruar të kalojnë nëpër një ndarje të sikletshme.

Në një intervistë për revistën “Esquire”, Bullock u pyet nëse ka qenë ndonjëherë në lidhje romantike me aktorin dhe ajo u përgjigj: “Jo. Por, ku i dihet. Keanu është një burrë i cili vazhdon të ketë shoqëri të mirë me secilën femër që ka qenë i lidhur. Nuk mendoj se ekziston një grua që mund të thotë fjalë të këqija për të. Prandaj, edhe sikur të lidheshim në mënyrë romantike, mendoj se shoqëria jonë do t’i mbijetonte një ndarjeje të mundshme. Nuk e di. Mirëpo, fatmirësisht ne nuk jemi detyruar të kalojmë nëpër ndonjë situatë të sikletshme. Thjeshtë jemi rritur së bashku si aktorë, e kemi një shoqëri të bukur ku takohemi herë pas here për darkë dhe provojmë të punojmë mirë me njëri-tjetrin. Sa më shumë kohë që kalon, aq më e mahnitur jam me të si njeri. Nuk e di nëse do të ndihesha njësoj sikur të kishim qenë në lidhje dhe ai të më kishte bërë nervoz si partner, apo pasi të ishte ndarë me mua”.

Tutje në intervistë, ylli i filmit “Blind Side” e kujtoi një moment kur rastësisht ia kishte përmendur Reevesit se asnjëherë nuk kishte pirë shampanjë dhe nuk kishte provuar zhardhokë, dhe disa ditë më vonë ylli i filmave “John Wick” ia kishte dërguar personalisht një shishe shampanjë, disa zhardhokë dhe një buqetë me lule.

Derisa në të kaluarën e kanë pranuar se gjatë kohës sa kishin punuar së bashku, kishin edhe pëlqim ndaj njëri-tjetrit, sot Keanu është i lumtur në lidhjen e tij me artisten Alexandra Grant, kurse Sandra është në lidhje dashurie tash e sa vjet me fotografin, Bryan Randall.

Por, që të dy aktorët do të dëshironin ta eksploronin sërish kiminë mes tyre në ekran të madh.