Ciara dhe fëmijët e saj ishin të ftuar specialë të Shtëpisë së Bardhë të mërkurën, për të promovuar vaksinimin kundër COVID-19 për fëmijët.
Fituesja e çmimit “Grammy” dhe tre fëmijët e saj, vajza Sienna Princess 4 vjeç, dhe djemtë, Future Zahir 7 vjeç e Win Harrison 1 vjeç, janë takuar me Zonjën e Parë, Jill Biden dhe pediatren Hina Talib, me ç’rast kanë diskutuar për rëndësinë e vaksinimeve për fëmijët e moshave 5-11 vjeç.
“Ajo ka qenë e etur për t'u angazhuar rreth vaksinimeve dhe veçanërisht e interesuar në promovimin e vaksinimeve të fëmijëve”, ka deklaruar Shtëpia e Bardhë rreth këngëtares së hitit “Level Up”.

Vaksina Pfizer tashmë është miratuar në SHBA edhe për grupmoshat 5-11 vjeç.
Prezenca e këngëtares 36-vjeçare në Washington lidhur me vaksinat ka ndodhur vetëm katër muaj pasi edhe këngëtarja Olivia Rodriguez kishte vizituar Shtëpinë e Bardhë për të promovuar vaksinat anti-COVID.
Shtëpia e Bardhë ka bërë të ditur se rreth 10% e fëmijëve të moshave 5-11 vjeç e kanë marrë tashmë dozën e parë të vaksinës anti-COVID “Pfizer”, që kur ajo është aprovuar për këto grupmosha, dy javë më parë.