Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Muzikanti sirian arrestohet për terrorizëm në Turqi

Muzikanti sirian Omar Souleyman, performues i festivaleve botërore, u arrestua në Turqi mbi akuza për terrorizëm, pasi dyshohet se ka qenë i anëtarësuar në partinë e Punëtorëve të Kurdistanit.

Këngëtar dhe DJ, Souleyman u mor në mbajtje nga policia e cila ia kontrolli shtëpinë. Ai u bë i famshëm si muzikant në vendin e tij si performues dasmash dhe ka regjistruar mbi 500 albume të muzikës arabe dhe kurdë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ai u largua nga Siria pasi lufta civile shpërtheu, pas së cilës, këngët e tij të guximshme dhe të dashurisë e bënë yll ndërkombëtar. Kënga Warni Warni mori gati 95 milionë dëgjues në Youtube.

Djali i tij mohoi akuzat dhe se i ati të kishte ndonjë lidhje me politikën, shkruan Guardian.

Shumë njerëz në Turqi janë dënuar vitet e fundit për terrorizëm nën masat e ashpra të presidentit Recep Tayyip Erdogan për ndjekësit e dyshuar të Fethullah Gulenit, të cilin Ankaraja e fajëson për puçin e vitit 2016, dhe partia e Punëtorëve të Kurdistanit që konsiderohet organizatë terroristë nga Turqia, Britania, BE-ja dhe SHBA-ja.