Showbiz

Enca ka humbur personin më të dashur

Këngëtarja nga Shqipëria, Enca, është shumë aktive në rrjetet sociale duke ndarë me ndjekësit e saj çdo moment të jetës.

Së fundi artistja ka treguar që ka humbur njeriun me të dashur, gjyshin e saj.

Sipas postimit të Ecës, gjyshi i saj ishte ai i cili e ka mbështetur artisten që nga dita e parë e karrierës andaj edhe ia ka dedikuar disa fjalë prekëse.

“Gjyshi im i mrekullueshëm, artist në shpirt dhe vepra, të dua dhe do të kujtoj gjithmonë” ka shkruar këngëtarja në postimin e saj.

Enca po ashtu i ka falënderuar të gjithë për ngushëllimet dhe fjalët e mira dedikuar gjyshit të ndjerë i cili ishte shkrimtar, duke treguar tutje se disa vjet më parë ai e kishte shkruar një biografi të detajuar dhe emocionuese mbi karrierën e saj, të cilën deri më sot nuk është ndier e gatshme ta publikojë, por këngëtarja planifikon që një ditë ta bëjë këtë gjë dhe t’ia dedikoj gjyshit të saj të dashur.

{gallery}