Showbiz

Adele u ndie e turpëruar nga fundi i martesës

Këngëtarja e njohur britanike, Adele, ka thënë se është ndier e turpëruar nga fundi i martesës së saj.

Ylli 33-vjeçar është ndarë nga ish-bashkëshorti, Simon Konecki, në vitin 2019 dhe shkurorëzimi e ka frymëzuar për disa këngë të albumit të saj më të ri të titulluar “30”. Ka thënë se ishte e shkatërruar nga dështimi i jetës në çift.

“Më ka pikëlluar. Pastaj kur kisha njerëz përreth që e dinin se nuk funksionoi... më ka shkatërruar”, ka thënë Adele, në një intervistë për revistën “Rolling Stone”.

“Isha e turpëruar. Askush nuk më bëri të ndihem e turpëruar, por ndjenja që nuk e kam bërë një punë të mirë”, ka shtuar ajo.

Krijuesja e hitit “Easy On Me” ka thënë se nuk e ndiente se e njihte veten kah fundi i lidhjes, për të cilën e fajëson kalimin në vitet 30 ose “kthimin e Saturnit” të saj.

“Nuk e njihja veten. Mendova se e njihja. Nuk e kisha këtë mendim sepse u kthye Saturni im ose ndihesha mirë që po mbushja 30 vjet, por nuk më pëlqeu kush isha”, ka sqaruar këngëtarja britanike.

Pas ndarjes, Adele u frymëzua për punë në fitnes dhe ushtrimet fizike e ndihmuan edhe në gjendjen mendore.

“Nëse mund ta transformoj fuqinë dhe trupin tim kështu, natyrisht se e mund edhe me emocione dhe me trurin tim. Kjo më nxiti. Ishte koincidencë me gjithë punën emocionale që po bëja përkrah asaj pamore”, ka thënë Adele.

Teksa vazhdonte të punonte në albumin “30”, nëpërmjet teksteve është përballur me ndjenjat për ndarjen. Ajo gjithashtu u frymëzua nga producenti Inflo, i cili ia mësoi një mënyrë të re të dëgjimit të albumeve, që pëlqente nga këngëtarët, si Donny Hathaway, “The Carpenters”, Al Green dhe Marvin Gaye. Krejt këto yje kishin këngë me nota të gabuara, por papërsosuria i bëri të përkryer.

“Ai më tha: ‘Nëse i dëgjon njëmend, këngët janë të shthurura. Ata kanë vendosur notat e gabuara dhe në kohën e gabuar. Ka të bëjë me energjinë dhe atmosferën që i krijon’”, ka treguar ajo.

Së fundmi, Adele është në lidhje me agjentin sportiv, Rich Paul.