Showbiz

Bebe Rexha hap audicion, kërkon kantautor të mirë

Bebe Rexha është duke kërkuar një këngëtar dhe tekstshkrues të mirë për të bashkëpunuar me të.

Këngëtarja e famshme botërore me prejardhje shqiptare ka shkruar në llogaritë e saj në rrjetet sociale se atë që do ta zgjedhë ajo për të bashkëpunuar, do të mund të fluturojë për në Los Angjelos dhe të shkruajnë bashkë këngë në studio, për dy ditë.

“Tung të dashurit e mi. Po kërkoj të gjejë një këngëtar dhe tekstshkrues të mahnitshëm, i cili do të ketë mundësinë të vijë në Los Angjelos dhe të shkruajë me mua në studio, për dy ditë. Vetëm hini në protege.com/bebe dhe aplikoni. Jam e entuziazmuar”, ka shkruar Rexha.

Bebe Rexha është e njohur si këngëtare dhe po ashtu si tekstshkruese e suksesshme. Njëra prej këngëve më të suksesshme në botë “Monster” të cilën e këndojnë Rihanna dhe reperi Eminem, e ka shkruar ajo.