Showbiz

Megan Thee Stallion diplomon së shpejti në mjekësi

Megan Thee Stallion është shprehur krenare për përfundimin e bachelorit për Administrim shëndetësor në Universitetin Jugor të Teksasit.

Reperja amerikane e cila ka bërë bujë këtë vit, ka thënë se është e entuziazmuar që do të diplomojë në një ceremoni, më 11 dhjetor të këtij viti.

Lajmin e ka bërë të ditur artisja përmes publikimit të disa fotografive në llogarinë e saj në Instagram. Në njërën prej fotografive ajo shihet pranë Universitetit ku ka studiuar.

Reperja e hitit “Savage” e cila aktualisht është njëra prej artisteve me shitjet më të mëdha në botë, kishte folur edhe më parë rreth vendimit të saj që të diplomojë, pavarësisht famës dhe suksesit në muzikë.

“Dua të diplomohem sepse dua që nëna ime të jetë krenare me mua. Ajo më ka parë duke shkuar në shkollë para se të vdiste”, kishte thënë Megan.

Nëna e saj ka vdekur në mars të vitit 2019 për shkak të kancerit në tru. Mirëpo, artistja tani thotë se dëshira e saj për të marrë diplomë universitare vjen edhe për shkak të gjyshes, e cila bashkë me nënën, e ka ndihmuar atë që të bëhet gruaja që është sot.