Ylli i filmit, Amanda Seyfried, ishte e sëmurë rëndë me COVID-19, kur e kishte kuptuar se ishte nominuar për “Oscar”.
Aktorja 35-vjeçare në prill është nominuar për herë të parë për çmimin e Akademisë në kategorinë e aktores mbështetëse rreth rolit të saj në portretizimin e Marion Daviesit në dramën biografike të Fincherit, “Mank”.
Tani Seyfieldi ka treguar se asokohe ishte duke u përballur me simptomat e rënda të sëmundjes së shkaktuar nga koronavirusi dhe po flinte më shumë.
Gjatë një paraqitjeje në “Late Night with Seth Meyers” këtë javë, ajo ka thënë se e kishte fikur telefonin një natë më parë.
“Mendova më vete: ‘Nëse dikush do të më thotë se jam e nominuar për çmimin ‘Oscar’, dua që kjo të jetë nëna ime’”, ka thënë aktorja. “Por unë po flija shumë, sepse kisha një rast të rëndë me COVID”.
Seyfieldi ka shpjeguar se nuk i kishte treguar askujt se kishte rezultuar pozitiv për koronavirus, sepse nuk donte që ta errësonte fitoren e saj në karrierë.
Ylli i “Mamma Mia!”, që ishte vaksinuar disa ditë para se ta merrte testin pozitiv, ka shtuar se nuk ka dashur që ky lajm ta errësonte arritjen e saj në karrierë.
“Duket se është mirë t’i kesh të dyja. Imunitet hibrid”, ka thënë ajo.
Aktorja ka treguar po ashtu se kishte pasur pak probleme gjatë lindjes së djalit, shkaku i një problemi me shpinë.
Ylli i filmit – që ka një vajzë katërvjeçare dhe një djalë me bashkëshortin Thomas Sadoski – ka zbuluar se diçka nuk kishte shkuar si duhet gjatë procesit të lindjes në shtatorin e kaluar, por tani është shëruar plotësisht.
“Diçka shkoi keq gjatë lindjes së dytë. Foshnja ishte mirë, por diçka po shkonte keq dhe kisha dhembje. Kjo nuk do të duhej të ndodhte, por pasi ndodhi ma kishte shtuar edhe pak traumë. Mirëpo tani jam mirë. Ishte diçka fizike dhe një problem me shpinën, por jam mirë”.
Aktorja e “A Mouthful of Air” ka pranuar se nuk e kishte të lehtë, kur ajo dhe i biri u kthyen në shtëpi nga spitali, porse ajo dhe bashkëshorti i saj 45 -vjeçar nuk kishin zgjidhje tjetër veçse të vazhdonin. Dhe Seyfieldi ishte përballur me faktin se kontrollet e rregullta shëndetësore u ndalën papritmas, si dhe u bombardua me faturat mjekësore teksa ende përpiqej të shërohej.
-
28 tetor 2021 17:14
-
Shpërndaje në: