Showbiz

Jamie Chung dhe Bryan Greenberg janë bërë prindër

Çifti i njohur i showbizit, Bryan Greenberg dhe Jamie Chung, janë bërë prindër për herë të parë. Aktorët i kanë mirëpritur në jetë binjakët e tyre.

Ylli i serialit “One Tree Hill” e shfrytëzoi rrjetin social Instagram për ta ndarë lajmin befasues me publikun, duke treguar se ai dhe aktorja e famshme e filmit “Misfits” tashmë janë prindër të dy fëmijëve.

Krahas një videoje të postuar ku shihet duke i përqafuar foshnjat e porsalindura, aktori 43-vjeçar kishte shkruar: “Tani kemi dyfish telashe Jamie Chung”.

 

 

Menjëherë pas këtij postimi, çifti u pushtua me mesazhe uruese nga fansat por edhe miqtë e tyre, të cilët kishin mbetur të habitur me lajmin.

Kjo shtatzëni erdhi si befasi për të gjithë pasi dyshja e famshme e aktorëve që u martua në vitin 2015, pas tri vjetësh lidhjeje, e kishte mbajtur në fshehtësi të plotë lajmin se janë në pritje të fëmijëve.

Në vitin 2019, Jamie Chung i tregoi publikut se e kishte filluar procesin e ngrirjes së vezëve, teksa e pranoi që nuk ishte e sigurt se kur do të dëshironte të krijojë familje. Tutje, aktorja ka zbuluar se dëshironte ta ndajë rrugëtimin e saj të fertilitetit me publikun, me qëllim që t’i ndihmojë të gjithë të interesuarit që ta kuptojnë këtë proces jo edhe aq të lehtë për gratë.