Showbiz

Celine Dion anulon koncertet për shkak të spazmës së muskujve

Foto: AP/Associated Press

Celine Dion ka shtyrë koncertin e saj të fundit në Las Vegas pasi vuan atë që në një deklaratë u përshkrua si "spazma të forta dhe të vazhdueshme të muskujve".

Këngëtarja kanadeze do të fillonte serinë e re të koncerteve në Las Vegas muajin e ardhshëm, por ajo nuk ka qenë në gjendje të bëjë prova për shkak të sëmundjes. Datat nga 5-20 nëntor dhe 19 janar deri më 5 shkurt, synohen të riplanifikohen, shkruan Guardian. 

"Zemra më është thyer", tha Dion. "Ekipi im dhe unë kemi punuar për shfaqjen tonë të re për tetë muajt e fundit, dhe të mos jesh në gjendje të hapësh këtë nëntor më trishton pa fund".