Reperi i njohur amerikan, Kanye West, më nuk do të thirret kështu pasi ylli 44-vjeçar i muzikës e ka ndërruar emrin zyrtarisht në, Ye.
Ai kishte bërë peticion muajin e kaluar për ta shfrytëzuar nofkën e tij zyrtarisht, dhe të hënën më 18 tetor një gjykatës në Los Angeles e aprovoi kërkesën e reperit.
Ylli i hitit “Stronger” i cili në fillim të vitit u nda nga bashkëshortja, Kim Kardashian West, ia shpjegoi gjykatësit se po e bënte këtë ndryshim tëmerin për arsye personale.
Reperi kontrovers e ka shfrytëzuar nofkën Ye në rrjetet e tij sociale tash e një kohë, dhe kështu e kishte emëruar albumin e tij të vitit 2018. Për më shumë, Ye në një radio-intervistë të kaluar kishte shpjeguar se nofka e tij është fjala e përdorur më së shpeshti në Bibël, dhe e ka kuptimin “ti”.
Ylli i muzikës i cili shquhet për karrierën e suksesshme dhe pushtimin e toplistave muzikore anembanë botës, po ashtu ka disa vjet që u kërkon fansave ta njohin si Ye dhe jo si Kanye.
Ye dhe Kim ani pse janë në proces të shkurorëzimit, ata vazhdojnë ta përkrahin njëri-tjetrin publikisht në vendimet personale dhe profesionale. Dyshja e njohur e showbizit që janë prindër të katër fëmijëve, North, Saint, Chicago dhe Psalm, po tentojnë me çdo kusht të qëndrojnë miq të mirë dhe t’i rrisin fëmijët së bashku dhe pa skandale dhe probleme.