Showbiz

Angelina Jolie e frymëzuar nga të rinjtë që luftojnë për të drejtat e tyre

 

Ylli i njohur i kinematografisë, Angelina Jolie, thotë se ndihet e frymëzuar nga të rinjtë të cilët po luftojnë për të drejtat e tyre njerëzore.

Aktorja e shpërblyer me “Oscar” e ka shfrytëzuar rrjetin social Instagram për të diskutuar për librin e saj të ri, “Know Your Rights and Claim Them: A Guide for Youth”, i cili fokusohet në të drejtat e fëmijëve dhe Jolie shpjegoi se ndihet e frymëzuar nga të rinjtë anembanë botës.