Showbiz

Eve shtatzënë me fëmijën e parë

Descriptive Text

Ylli i njohur i hip-hopit, Eve, është në pritje të fëmijës së parë me bashkëshortin, Maximillion Cooper. Lajmin e bëri të ditur vet këngëtarja përmes rrjeteve sociale.

“Nuk mund ta besojë… më në fund na erdhi rasti t’iu tregojmë të gjithëve!!! Ju e dini sa gjatë e kemi pritur këtë bekim në jetën tonë”, ka shkruar Eve në postimin e saj në Instagram, të shoqëruar me një fotografi të barkut të fryrë.

 

 

Edhe Cooper e ndau lajmin e gëzuar me të gjithë ndjekësit e tij duke shkruar se është shumë e lumtur se do të bëhet sërish baba.

Foshnja pritet të vijë në jetë në shkurt të vitit 2022 dhe do të jetë fëmija i parë për çiftin, derisa Cooper i ka edhe katër fëmijë të rritur nga martesa e tij e kaluar.

Reperja dhe aktorja 42-vjeçare, Eve, ka 11 vjet që është në lidhje me shoferin e makinave garuese dhe biznesmenin, Maximillion Cooper, derisa çifti e kurorëzoi lidhjen me martesë në vitin 2014, me një dasmë glamuroze në Ibiza.

Ylli i hitit “Tambourine” e ndanë kohën e saj mes Londrës, Los Angelesit dhe New Yorkut. Së fundmi ajo u bë pjesë e serialit televiziv me titull “Queens”, i cili fokusohet në jetët e katër grave të portretizuara nga Eve, Naturi Naughton, Nadine Velazquez dhe Brandy. Gjatë viteve ’90, ato ishin pjesë e një grupi të muzikës rep me të cilin kishin gëzuar suksese të jashtëzakonshme. Në kërkim të ringjalljes së famës që e kishin përjetuar dikur si grup, këto katër personazhe që me kalimin e kohës i kanë humbur kontaktet me njëra-tjetrën, vendosin të ribashkohen pas 20-vjetëve, por a do t’ia arrijnë qëllimit të tyre?

Seriali “Queens” e shënon premierën më 19 tetor në kanalin “ABC”, si dhe do të transmetohet në platformat digjitale, “Disney+” dhe “Star”.