Ka nisur punën kopshti për fëmijë “Sunny Hill Kindergarten” në Tiranë.
Lajmin e ka bërë të ditur këngëtarja kosovare me famë botërore, Dua Lipa, e cila gjatë verës që shkoi pati vizituar kryeqytetin shqiptar për të parë nga afër punimet për ndërtimin e këtij kopshti për fëmijë, me financim nga “Sunny Hill Fondation”.
Kopshti ka kapacitet për të strehuar 300 fëmijë.
“Një moment shumë krenues – “Sunny Hill Kindergarten” tani është hapur në Tiranë, Shqipëri, dhe ka kapacitet për 300 fëmijë. Faleminderit Erion Veliaj, Edi Rama dhe Bashkia e Tiranës. Zemra ime është e plotësuar”, ka shkruar Dua në Facebook.
a very proud moment - “Sunny Hill Kindergarten” is now open in Tirana, Albania that has capacity for 300 children Sunny Hill Foundation ❤️ thank you Erion Veliaj Edi Rama Bashkia Tiranë MY HEART IS SO FULL!!
Posted by Dua Lipa on Friday, October 15, 2021
Në korrik të këtij viti, Dua bashkë me familjen e saj dhe të dashurin Anwar Hadid, ka qëndruar për disa ditë në Shqipëri.
Gjatë qëndrimit atje, Dua është pritur nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, me të cilin bashkë ajo ka vizituar edhe punimet për ndërtimin e kopshtit “Sunny Hill Kindergarden”.
Këngëtarja 25-vjeçare më pas ka bërë edhe pushime verore në pjesën jugore bregdetare të Shqipërisë për disa ditë.