Showbiz

E bija nuk e duronte kontrollin e rreptë të Madonnas

E bija e Madonnas ka thënë se i duhej “pavarësi e tërësishme” nga nëna që kontrollonte gjithçka. Lourdes Leon ishte shumë e lumtur që vetë arriti të paguante kolegjin dhe apartamentin, sepse nuk donte që nëna e saj e famshme të ketë kontroll mbi të. Lourdes Leon ka thënë se së bashku me vëllezërit dhe motrat, Rocco, David, Mercy dhe binjaket Estere dhe Stella – janë rritur në kujdes të madh sepse krijuesja e hitit “Ray of Light” ishte e vendosur që të rriste fëmijët krejt ndryshe.

“Nuk ia kemi lëshuar dorën familjes. Natyrisht, jam rritur me privilegj ekstrem. Askush nuk e mohon këtë, por mendoj se nëna ime i pa krejt fëmijët e të famshmëve dhe thoshte: ‘Fëmijët e mi nuk do të jenë kështu’”, ka thënë e bija e Madonnas.

“Mendoj se nëse prindërit paguajnë për gjithçka, atëherë kanë një levë mbi ju. Nëna ime ishte e rreptë dhe më kontrolloi krejt jetën. Më duhej të isha e pavarur nga ajo sapo kreva shkollën e mesme”, ka shtuar ajo.

Mirëpo modelistja 24-vjeçare gjithashtu i është falënderuese nënës për këshillat jetësore.

“Së fundmi më tha diçka që më ka ngelur në kokë. Kam qenë e shqetësuar që të bëja një jetë të mirë, doja të jetoja në luks, sepse kur diplomova nuk fitoja shumë para”, ka thënë modelistja.

“Ajo më tha: ‘Mbaje në mend që krejt kjo nuk është e vërtetë. Nuk ka të bëjë me paratë apo sesa e bukur dukesh. Ka të bëjë me atë se çfarë do t’i sjellësh botës dhe çfarë do të lësh prapa. Kjo më drithëron sa herë që zihem ngushtë në gjithçka”, ka shtuar e bija e Madonnas.

Lourdes është shumë krenare me nënën e saj që ka ndikuar shumë në jetë.

“Përvoja ime me muzikën e nënës ka ndryshuar gjersa jam rritur, sepse kam qenë në gjendje të dija se çfarë ndikimi ka kjo grua e mrekullueshme dhe sa shumë i ka fuqizuar gratë, që ka qenë një hap para kohës”, ka shtuar ajo.

“Nuk e kam kuptuar derisa e mora vesh se sa e rëndësishme ishte fuqizimi dhe çfarë do të thoshte të ishe grua. Është punëtorja më e mirë që kam parë ndonjëherë. Nuk e kritikoj për këtë. Janë për çështjen e kontrollit, por jo për etikën e punës që ka”, ka thënë veç të tjerash e bija e Madonnas.