Showbiz

Craig thotë se roli i Bondit e bëri të besojë më shumë te të tjerët

 

Aktori i njohur britanik, Daniel Craig, ka thënë se portretizimi i rolit të agjentit të famshëm James Bond e ka bërë “të ketë besim më të madh” te të tjerët.

Aktori 53-vjeçar e ka luajtur rolin e 007-shit për herën e pestë dhe të fundit në filmin e ri “No Time To Die” dhe ka pranuar se portretizimi i agjentit ikonik për 15 vjet radhazi e ka ndryshuar shumë si person.