Ylli amerikan, John Travolta, e ka përkujtuar bashkëshorten e tij të ndjerë, Kelly Preston, në ditën kur ajo do ta shënonte ditëlindjen e saj të 59-të.
Aktori i filmit “Grease” ka ndarë një postim emocional në mediat sociale, në të cilin e ka kujtuar më të dashurën e tij që kishte vdekur në korrikun e vitit të kaluar, pas një beteje të gjatë me kancerin e gjirit.
Ai e ka postuar në Instagram një fotografi të tijën me bashkëshorten e ndjerë, ku edhe ka shkruar: “Urime ditëlindjen, Kelly. Na mungon dhe të duam shumë!”.
Travolta ishte martuar me Kellyn në vitin 1991 dhe së bashku kanë tre fëmijë, Ellan që tani është 21 vjeçe dhe Benjamin që është 10-vjeçar, kurse djali tjetër Jett ka vdekur në moshën 16-vjeçare më 2009.
Në fillim të kësaj jave, Ella e ka cilësuar Travoltan si “shok të ngushtë” në Ditën e Baballarëve dhe Vajzave. Ajo me këtë rast kishte shkruar: “Urime Dita e Baballarëve dhe Vajzave për heroin tim, shokun tim të ngushtë. Të dua shumë, babi!”.
Tetorin e kaluar John e kishte përkujtuar Kellyn në ditën kur ajo do t’i mbushte 58 vjet.
Përkrah dy fotografive të dasmës ai shkroi: “Urime ditëlindjen, zemër! E gjeta këtë fotografi të nënës dhe babait tim. Sa bukur duket fotografia jonë përkrah të tyres. Me dashuri, John”.
Ylli i “Hairspray” ishte zotuar se gjithmonë do ta mbante mend dashurinë dhe jetën e Kellyt, teksa kishte bërë të ditur lajmin në mediat sociale.
Krahas një fotografie të saj, ai shkroi: “Me dhimbje në zemër ju njoftoj se bashkëshortja ime e bukur Kelly e ka humbur betejën e saj dyvjeçare me kancerin e gjirit. Ajo luftoi guximshëm me dashurinë dhe mbështetjen e shumë njerëzve. Familja ime dhe unë do të jemi përgjithmonë mirënjohës ndaj mjekëve dhe infermierëve në Qendrën e Kancerit MD Anderson, të gjitha qendrat mjekësore që kanë ndihmuar, si dhe miqtë dhe të dashurit e saj të shumtë që kanë qenë pranë saj”.
“Dashuria dhe jeta e Kellyt do të mbahen mend gjithmonë. Do të largohem për pak kohë për të qenë afër fëmijëve të mi që kanë humbur nënën, kështu që më falni paraprakisht nëse nuk dëgjoni prej nesh për një kohë. Por ju lutem, dijeni se unë do ta ndiej dashurinë tuaj në javët dhe muajt në vazhdim, teksa ne shërohemi”, ka përfunduar Kelly.