Showbiz

James Bay është bërë baba për herë të parë

Foto: AP/Associated Press

Këngëtari i njohur, James Bay, është bërë baba për herë të parë. Ylli i hitit “Hold Back the River” dhe e dashura e tij preh kohësh, Lucy Smith, javën e kaluar e mirëpritën në jetë vajzën e tyre, Ada Violet, dhe çifti nuk ka sit ë jetë më i lumtur me mrekullinë e tyre të vogël.

31-vjeçari Bay e ndau me fansat në rrjetet sociale një fotografi, ku ai shihet duke e përqafuar të bijën dhe një tjetër ku ai dhe Lucy e ledhatojnë dorën e foshnjës së porsalindur, të shoqëruar me mbishkrimin: “Familja. Pas kaq shumë vjetësh së bashkë të dy, jemi të lumtur që jemi bërë tre! Javën e kaluar Lu e solli në jetë fëmijën tonë të parë, Ada Violet Bay. Jemi të dashuruar me të dhe të mbushur me gëzim dhe mirënjohje për mrekullinë e vogël që ka ardhur në jetët tona. Faleminderit të gjithëve për urimet tuaja”.

James dhe Lucy ka më shumë se 14 vjet që janë në lidhje dashurie, dhe së fundmi ylli i muzikës rok ia dha asaj meritat për faktin se e ka shtyrë ta ndjekë karrierën në muzikë.

“Ajo është personi më ‘cool’ në botë, në ishim miq të afërt para se ta krijonim lidhjen romantike. Atëkohë, qëndronim në shtëpi duke shikuar TV dhe ajo gjithmonë më thoshte, ‘Nëse një ditë dëshiron të bëhesh artist i madh i muzikës, ti duhet të dalësh më shpesh nëpër bare dhe klube të natës për të interpretuar këngë’. Ajo insistonte që unë ta ndiqja karrierën muzikore dhe unë e bëra pikërisht këtë. Pra, sot nuk do të isha këtu ku jam, pa ndihmën e Lucyt”, ka deklaruar Bay.

Kantautori i njohur britanik gjithmonë ka qenë person privat, por ka premtuar se do të jetë më i hapur se kurrë për lidhjen e tij, në albumin e ardhshëm muzikor, që është i treti me radhë i incizuar në studio.

James Bay shquhet për hite të shumta muzikore, si “Let It Go”, “Hold Back the River”, “Us”, “Scars” dhe të tjerë.