Showbiz

Pink, këngëtarja më e dëgjuar e shekullit 21 në Britani të Madhe

Pink është emëruar këngëtarja femër më e dëgjuar në shekullin 21, në Britani të Madhe, sipas një liste të përpiluar nga kompania e licencimit të muzikës, PPL.

Renditja u përpilua nga të dhënat e përdorimit të muzikës dhe transmetimit nga radio stacionet dhe kanalet televizive në Mbretërinë e Bashkuar.

Sipas kësaj renditjeje, Pink është dëgjuar më shumë se Adele, Beyonce, Rihanna, Lady Gaga dhe Katy Perry.

Ylli amerikan, 42 vjeç, ka krijuar një katalog të suksesshëm dhe të qëndrueshëm ndaj radios që nga viti 2000.

Albumi debutues i Pinkut “Can’t Take Me Home”, është lansuar në fillim të shekullit, me këngët që u shndërruan në hite si “Most Girls”, “You Make Me Sick” dhe “There You Go”.

Këngëtarja, emri i vërtetë i së cilës është Alecia Moore, kishte shkuar drejt zhanrit rok në albumin e dytë. Hitet si “Just Give Me A Reason”, “Try”, “What About Us”, “Sober” dhe “Walk Me Home”, janë bërë më të dëgjuarat në listat e shumë radio stacioneve ndërkombëtare.

Në rangimin e PPL-së, Madonna është radhitur e dyta, ndërkaq në vendin e tretë është Katy Perry. Rihanna është në vendin e katërt, ndërkaq Lady Gaga në vendin e pestë.

Grafiku i PPL-së shënon fillimin e festimeve përpara edicionit të katërt të Ditës Kombëtare të Albumit, që mbahet më 16 tetor.

Në listën me 20 artistet femra më të dëgjuara janë edhe dy këngëtaret nga Kosova, Dua Lipa e Rita Ora. Derisa Dua Lipa radhitet e 14-ta, duke lënë pas këngëtaret e famshme si Christina Aguilera e Ariana Grande, Rita Ora është këngëtarja e 19-të më e dëgjuara në Britani të Madhe.

Kjo është lista e plotë:

1. Pink

2. Madonna

3. Katy Perry

4. Rihanna

5. Lady Gaga

6. Adele

7. Beyonce

8. Kylie Minogue

9. Little Mix

10. Whitney Houston

11. Taylor Swift

12. Sugababes

13. Kelly Clarkson

14. Dua Lipa

15. Ellie Goulding

16. Christina Aguilera

17. Diana Ross

18. Jess Glynne

19. Rita Ora

20. Ariana Grande