Showbiz

Demi Lovato ia dedikoi këngën e re mikut që i vdiq nga mbidoza

Descriptive Text

Ylli amerikan i muzikës, Demi Lovato, ia ka dedikuar këngën e re me titull “Unforgettable”, mikut i cili i vdiq nga mbidoza me drogë.

Pop ylli 29-vjeçar i shfrytëzoi rrjetet sociale për t’ia dedikuar këtë projekt, Tommy Trussellit, i cili vdiq në nëntor të vitit 2019 në moshën 31-vjeçare.

Lovato, që shquhet për problemet personale me varësinë nga droga dhe alkooli, në postimin e fundit në Twitter shkroi: “Para dy vjetëve e humba dikë që kishte shumë rëndësi për mua. Emri I tij ishte Tommy dhe ai ishte një burrë I bukur dhe special. E kam shkruar këtë këngë një ditë pasi e mësova lajmin se e kishte humbur betejën me varësinë. Kjo sëmundje është jashtëzakonisht dinake dhe e fuqishme”.

Këngëtarja po ashtu zbuloi se të ardhurat e fituara nga shitja e këtij incizimi, do të dhuroheshin për organizatën “The Voices Project”, e cila a fokusohet në rimëkëmbjen e personave që vuajnë nga varësia. Tutje u bëri thirje të gjithëve që nëse e njohin dikë që po ballafaqohet me këtë sëmundje, të kërkojnë ndihmë tek organizatat adekuate.

Ylli i hitit “Sorry Not Sorry” së fundmi i ndau me publikun sfidat personale me shëndetin mendor dhe varësinë nga droga, përmes dokumentarit të lansuar në Youtube, “Demi Lovato: Dancing With the Devil”, i cili e ekranizon rrugëtimin e Lovatos para dhe pas mbidozës gati fatale në vitin 2018.

Demi nuk ka shumë kohë që e zbuloi se ka vendosur t’i takojë gjinisë asnjanëse duke i informuar fansat se po ndihet krenare që po e bënë këtë ndryshim në jetë, pas një reflektimi të gjatë mbi veten.

Lovato që u bë e famshme në moshë të re si yll filmash dhe shquhet si një nga këngëtaret më të njohura në botë të dekadës së fundit, e pranon se jeta në qendër të vëmendjes së publikut dhe mediave, i ka shkaktuar shumë probleme në jetë, përfshirë këtu çrregullimin e stresit post-traumatik.