Showbiz

Justin Bieber i futet biznesit të prodhimit të marihuanës

Foto: AP/Associated Press

Këngëtari i njohur kanadez, Justin Bieber, po i futet biznesit të kanabisit. Ai ka filluar të bashkëpunoj më një kompani për prodhimin e cigareve të marihuanës të quajtura, “Peaches”, sipas një prej këngëve të tija më të suksesshme.

Kompania e kanabisit me bazë në Los Angeles, “Palms Premium”, e paralajmëroi bashkëpunimin me yllin e muzikës pop përmes një postimi në Instagram, duke e quajtur produktin e krijuar së bashku një “linjë e limituar” e cigares me marihuanë, e cila do të shitet në California, Nevada, Massachusetts dhe Florida.

{gallery}

“Unë jam një adhurues i kompanisë ‘Palms Premium’ dhe punës së tyre, duke e bërë kanabisin të arritshëm për të gjithë dhe duke ndihmuar në destigmatizimin e tij, veçanërisht për shumë njerëz që e konsiderojnë të dobishëm për shëndetin e tyre mendor”, ka deklaruar Bieber përmes një komunikate për media.

Këngëtari 27-vjeçar asnjëherë nuk ka hezituar të tregojë se është konsumues i marihuanës. Në fillim të këtij viti, Bieber ndaloi në dyqanin e ri të kanabisit “Wonderbrett” në LA, ku i shpenzoi më shumë se 1.000 dollarë në produkte të marihuanës.

Të paktën një pjesë e të ardhurave nga shitja e cigareve “Peaches” do të shkojë drejt organizatave jofitimprurëse, përfshirë këtu “Last Prisoner Project” e cila fokusohet në avokimin e reformës në drejtësi penale në lidhje me kanabisin, dhe “Veterans Walk and Talk” e cila avokon për terapi psikedelike në natyrë dhe terapi me kanabis, midis veteranëve ushtarakë.

Bieber, i cili shquhet si investitor në produkte të ndryshme, është i famshmi i radhës që është bërë pjesë e biznesit të marihuanës në Shtetet e Bashkuara, pas yjeve Jay-Z, Snoop Dogg, Martha Steëart dhe të tjerë.

Ndërsa marihuana mbetet e paligjshme në nivelin federal, me ‘rast persona Brenda industrisë thonë se Amerika nuk ka gjasa të shoh legalizim në nivel kombëtar së shpejti, një valë e përpjekjeve të legalizimit shtetëror ka hapur mundësi të mira për sipërmarrësit. Në fillim të këtij viti, New Yorku u bë shteti i fundit që e ka legalizuar marihuanën.