Showbiz

Angelina Jolie dhe The Weeknd darkojnë bashkë për herë të dytë

 

Ylli i kinematografisë, Angelina Jolie, dhe këngëtari i njohur kanadez, The Weeknd, janë parë në takimin e tyre të dytë në këta tre muajt e fundit.

Aktorja 46-vjeçare dhe ylli i hitit “Blinding Lights”, u spikatën për herë të parë duke darkuar së bashku në muajin janar, në restorantin italian “Giorgio Baldi” në Santa Monica të Kalifornisë.