Ylli i kinematografisë, Angelina Jolie, dhe këngëtari i njohur kanadez, The Weeknd, janë parë në takimin e tyre të dytë në këta tre muajt e fundit.
Aktorja 46-vjeçare dhe ylli i hitit “Blinding Lights”, u spikatën për herë të parë duke darkuar së bashku në muajin janar, në restorantin italian “Giorgio Baldi” në Santa Monica të Kalifornisë.
Sipas gazetës “US Sun”, dyshja i kishte kaluar disa orë së bashku para se të largoheshin nga restoranti ndaras, në mënyrë që të mos shkaktonin dyshime. Kurse të dielën mbrëma, Jolie dhe Tesfaye, kishin zgjedhur të darkojnë sërish bashkë në të njëjtin restorant italian.
Sipas portalit “DailyMail”, aktorja e filmit “Eternals” dhe kantautori i suksesshëm 31-vjeçar, edhe një herë i kaluan disa orë në shoqërinë e njëri-tjetrit në një ambient privat brenda restorantit.
Në fotografitë e siguruara nga paparacit jashtë objektit, Angelina dhe The Weeknd, shihen duke u larguar së bashku nga “Giorgio Baldi” dhe duke hyrë në të njëjtën veturë.
Jolie e cila i ka gjashtë fëmijët, Maddox, Pax, Zahara, Shiloh, Knox dhe Vivienne, me ish-bashkëshortin Brad Pitt, së fundmi bëri shaka duke thënë se ka kohë të gjatë që është beqare, kjo ngase zgjedh shumë tek partnerët e saj.
Muajin e kaluar, në media filloi të spekulohej se aktorja ishte kthyer me ish-bashkëshortin e saj, Jonny Lee Miller, me të cilin ka qenë e martuar nga viti 196 deri më 1999. Kjo ngase Jolie ishte parë disa herë duke hyrë në apartamentin ku ai jeton, dhe në secilën vizitë shoqërohej nga ndonjëri prej fëmijëve të saj. Por, asgjë nuk është konfirmuar nga zëdhënësit e Angelinës apo aktorit të serialit të njohur, “Elementary”.
Kurse, The Weeknd emri i vërtetë i së cilit është Abel Makkonen Tesfaye, në të kaluarën ka qenë në lidhje romantike me modelen, Bella Hadid dhe këngëtaren, Selena Gomez.
{gallery}