Showbiz

“Nightmare Alley” filmi i ri i regjisorit meksikan Guillermo Del Toro

 

Filmi i ardhshëm i Guillermo Del Toros, “Nightmare Alley”, është pak më ndryshe se projektet e kaluara të regjisorit. Studioja “Searchlight Pictures” e ka publikuar trailerin e parë të filmit, i cili e sjell fituesin e çmimit “Oscar” duke eksploruar me magjepsjen e tij për gjërat e mbinatyrshme.

“Nightmare Alley” e rrëfen historinë e Stanton Carlisle, i cili punon si lexues i mendjes në një klub nate. Ai ngatërrohet me Dr. Lilith Ritter, një psikiatre e cila mundohet ta demaskojë atë si një mashtrues. Pamjet e para të filmit sjellin mjaft shumë tension, pa i përfshirë përbindëshat e zakonshëm të regjisorit meksikan, Del Toro.