Showbiz

Dua Lipa edhe në pasarelë, hap shoun e Versaces në Milano

 

Dua Lipa ka bërë hapjen e shout të markës së famshme “Versace” të premten, në Javën e Modës në Milano të Italisë.

Këngëtarja nga Kosova me famë botërore, ka befasuar të pranishmit, teksa është shfaqur në pasarelë me një fustan të zi, krahas disa prej modeleve më të paguara në botë, si Gigi e Bella Hadid që janë edhe motrat e të dashurit të saj, Irina Shayk dhe Precious Lee.