Showbiz

Lansohen pamjet e para të filmit “Finch” me protagonist Tom Hanksin

 

Aktori i njohur hollywoodian, Tom Hanks, e fillon një rrugëtim të madh për ta gjetur një shtëpi të re për qenin dhe robotin e tij të sapokrijuar, në filmin e ardhshëm “Finch”.

Projekti që vjen me regji të Miguel Sapochnikut, e sjell aktorin veteran në rolin e protagonistit Finch. Ai është një inxhinier i robotikës dhe një aventurier, i cili në botën pothuajse të shkatërruar, provon ta gjej një vend të sigurt për të jetuar me familjen e tij jo të zakonshme. Finch është një prej të mbijetuarve të paktë të një ngjarjeje kataklizmike diellore, që e ka lënë botën një djerrinë.