Showbiz

Adele e bën zyrtare lidhjen me Rich Paul

Adele e ka bërë zyrtare lidhjen e saj me të dashurin e ri, Rich Paul.

Këngëtarja e këngës “When We Were Young” ka publikuar të dielën në llogarinë e saj në Instagram një selfie bardhë e zi bashkë me agjentin e sportit.

Fotografia është bërë gjatë dasmës së yllit të basketbollit, Anthony Davis një natë më parë në Los Anxhelos, raporton Page Six.

Ndërkohë, këngëtarja britanike e ka vendosur foton me të dashurin e ri, në fund të një serie të fotove të saj nga dasma, ku duket më elegante se kurrë.

Agjenti i famshëm i sportit Paul, i cili është përfaqësues i LeBron James, Ben Simmons dhe shumë lojëtarëve të tjerë, dukej po ashtu mahnitshëm.

Këngëtarja 31-vjeçare e hitit “Hello” është lidhur me Rich Paul 39-vjeçar para dy muajsh, derisa po ndjeknin një ndeshje finale të NBA në Phoenix.

Adele më parë ishte në lidhje me reperin Spekta, pak pasi ishte ndarë nga ish-bashkëshorti i saj, Simon Konecki në vitin 2019. Ajo dhe Konecki kanë bashkë një djalë 8 vjeç, të quajtur Angelo.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Adele (@adele)