Showbiz

Billie Eilishit i dukej e çuditshme që kishte fansa

Foto: AP
 

Sensacioni 19-vjeçar i muzikës, Billie Eilish, ka thënë se e kishte shumë të vështirë në fillim që ta pranonte se deri vonë i kishte idol yjet e muzikës ndërkaq pak kohë më pas, ajo admirohej nga të tjerët.

E pyetur për fjalën “fansa” në emisionin e aktores Drew Barrymore “The Drew Barrymore Shoë”, Eilish ka thënë se i dukej e çuditshme në fillim për faktin që kishte fansa.