Këngëtarja e muzikës K-pop, IU, ka dhuruar mallra e ushqime në vlerë afër 523,000 funte në disa organizata bamirëse.
Në një deklaratë nga agjencia përfaqësuese e saj u tha se veprimi i saj vjen në 13 vjetorin e debutimit të këngëtares, që nga kënga e parë “Lost Child” më 2008. Dhurimet janë bërë në bashkëpunim me marka si kompania e veshjeve BlackYak dhe Banolim Pizza.
Kjo përfshiu 1000 palë atlete dhe 2000 kuti pica për fëmijët dhe adoleshentët që jetojnë në strehimore. Po ashtu dhuroi pallto dimri, kuti të ndihmës së parë, batanije dhe shtretër për qendrat shëndetësore.
IU ju rikthye skenës këtë vit me albumin e pestë “Lilac”.
Artikuj të ngjashëm
-
Taylor Swift befason adhuruesen me set 5000 dollarësh
-
Dhuro rroba për të përmirësuar shëndetin e nënave e foshnjave
-
Rrobat e Amy Winehousit do të vihen në ankand për bamirësi
-
Dua Lipa kompenson me mbi 5 mijë euro banorët në Palermo pas ankesave për festimet e dasmës
-
Koncertet bamirëse pas zjarreve në Los Angeles, mblodhën mbi 100 milionë dollarë