Princesha e muzikës pop, Britney Spears, e ka fshirë llogarinë e saj në Instagram por i siguroi fansat se arsyeja prapa këtij veprimi është e mirë, dhe se thjeshtë po dëshiron të pushojë pak nga ky rrjet social.
“Mos u brengosni… thjeshtë po pushoj pak nga Instagrami me qëllim që ta festojë fejesën time!!! Do të kthehem shumë shpejtë”, kishte shkruar këngëtarja në llogarinë e saj në Twitter e cila vazhdon të jetë aktive.
Don’t worry folks … just taking a little break from social media to celebrate my engagement ?? !!!! I’ll be back soon ??✨
— Britney Spears (@britneyspears) September 14, 2021
Të dielën ylli i njohur i muzikës, Britney Spears, e bëri të ditur lajmin se është fejuar me të dashurin e saj, Sam Asghari, tre muaj pasi i tha një gjykatësi në Los Angeles se kujdestaria ligjore ndaj saj e vendosur në vitin 2008, po ia vidhte të drejtën për të marrë vendime personale si dhe po e pengon të martohet dhe të ketë fëmijë.
Çifti e ndau një video me ndjekësit e tyre në Instagram përmes së cilës e paralajmëruar fejesën, me ç’rast ylli i njohur i muzikës e zbuloi edhe unazën e saj me diamant.
Në një betejë shumë të kontestuar ligjore, në muajin korrik Spears bëri kërkesë që babai i saj të hiqet nga roli i tij si kujdestar i pasurisë së saj. James fillimisht e kundërshtoi kërkesën e së bijës, por gjatë muajit gusht njoftoi se ka vendosur të tërhiqet nga ky rol dhe do të punojë me gjykatën për ta siguruar kalimin e rregullt të një kujdestari të ri.
Seanca e radhës dëgjimore në rastin e kujdestarisë së këngëtares, është caktuar për datën 29 shtator.