Showbiz

Bebe Rexha pjesë e një reklame të re krahas yllit Kevin Hart

Descriptive Text

Ylli i njohur i muzikës, Bebe Rexha, së fundmi është bërë pjesë e një reklame të mbushur me emra të njohur të showbizit, përfshirë këtu aktorin Kevin Hart.

E kënaqur me projektin, kantautorja me prejardhje shqiptare i ka shfrytëzuar rrjetet sociale për ta ndarë lajmin dhe videon 30-sekdëshe me fansat e saj.

Reklama për radion e famshme “SiriusXM” e promovon faktin se si ky radiostacion tani mund të përcjellet në çdo pajisje teknologjike.

Pjesë e projektit përveç Kevin Hartit dhe Bebe Rexhës janë edhe yjet LL Cool J dhe Kehlani.

Kohëve të fundit Bebe Rexha ka qenë e zënë me promovimin e filmit të saj të ri, “Queenpins”, ku luan krahas aktorëve të listës A në Hollywood, Kristen Bell, Leslie Jones dhe Vince Vaughn.

Projekti i takon zhanrit komedi dhe bazohet në një ngjarje të vërtetë e cila ka ndodhur në vitin 2012 në Arizona. Ai flet për dy gra të periferisë të cilat e krijojnë një skemë me kuponë në vlertë prej 40 milionë dollarësh, dhe si rezultat i këtij mashtrimi përfundojnë në burg.

“Queenpins” ka filluar së shfaquri nëpër kinema dhe në platformën “Paramount+”, nga 10 shtatori i këtij viti.