Showbiz

Vdiq komediani i njohur Norm MacDonald në moshën 61-vjeçare

 

Komediani i njohur, Norm MacDonald, ka vdekur në moshën 61-vjeçare, nëntë vjet pasi u diagnosikua me sëmundjen e kancerit. Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët dhe zëdhënësit e tij.

Ylli kanadez i komedisë u lind në vitin 1959 në Quebec dhe karrierën e filloi në klubet kanadeze, para se të zhvendosej në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për ta ndjekur karrierën si skenarist i emisioneve komike televizive.